IGJEUM: Si do jetë moti në vazhdim, shtohet rreziku për zjarre

Publikuar tek: kulture-art, më 14:29 29-07-2018 IGJEUM: Si do jetë moti në vazhdim, shtohet rreziku për zjarre Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë parashikimin për motin për ditët në vazhdim, sakaq edhe rrezikun për shpërthimin e zjarreve.

Sot pasdite (e diel, dt.29) dhe nesër (e hënë, dt.30) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet Korçë dhe Gjirokastër “S’KA RREZIK” për zjarre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku dhe konkretisht qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Korçë (Lindje), qarku Vlorë (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Jugperëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.29) dhe nesër (e hënë, dt.30) priten reshje të dobëta në gjysmën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 33 °C
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
në vendet malore: 15 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.29) dhe nesër (e hënë, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019273042678833
array(1) { ["section"]=> string(67) "igjeum-si-do-jete-moti-ne-vazhdim-shtohet-rreziku-per-zjarre-129514" }