Igli Tare tregon “kurën” që mund të shpëtojë futbollin shqiptar

Publikuar tek: sport, më 20:57 21-11-2017 Igli Tare tregon “kurën” që mund të shpëtojë futbollin shqiptar

Igli Tare u shpall vetëm pak ditë më parë si drektori sportiv më i mirë i vitit në Itali.

Kjo është hera e parë që një shqiptar arrin këto nivele kaq të larta në menaxhimin e futbollit.

Por edhe pse po kap majat në menaxhimin e Lacios, Tare nuk harron që t’i kthejë sytë nga vend ii tij, Shqipëria. Në një intervistë për Top Channel, Igli Tare është shprehur se pjesëmarrja në Europianin e Francës nuk është se pati ndonjë efekt të madh në tranfserimin e lojtarëve shqiptarë në ekipe të mëdha.

Tare u shpreh se nuk duhet të jetë vetëm Skënderbeu me paraqitje pozitive në arenën europiane, por ai duhet të ndiqet edhe nga skuadra të tjera.

Si një nga plagët më të mëdha të futbollit shqiptar që duhet të eleminohet sa më shpjet që ai të ecë përpara, Tare tha se janë bastet sportive dhe tolerimi në ndeshje.

“Për sa i përket lojtarëve nga Shqipëria, nëse bëhet fjalë për Italinë është shumë e vështirë sepse edhe rregullat e kampionatit italian nuk e lejojnë. Janë një ose maksimumi dy ekstrakomunitarë që mund të lejohen. Si dhe niveli i futbollistëve shqiptarë nuk është i duhuri për t’u marrë në konsideratë nga kjo ligë. Besoj që në ligat e tjera është diçka më e lehtë. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të gjithë komponentët e futbollit aty në Shqipëri të punojnë në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësuar futbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutisht ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet”, është shprehur Tare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk kanë të sosur telashet për Tavecchio, akuzohet për abuzim seksual
Champions League, Beshiktash barazon, por arrin suksesin historik »
Article Logic
Execution time: 0.02325701713562
array(1) { ["section"]=> string(68) "igli-tare-tregon-kuren-qe-mund-te-shpetoje-futbollin-shqiptar-100407" }