Ikën apo kthehet Ze MARIA? BARDHEBLUTË i bëjnë “zile” trajnerit të njohur

Publikuar tek: sport, më 20:17 09-10-2018 Ikën apo kthehet Ze MARIA? BARDHEBLUTË i bëjnë “zile” trajnerit të njohur Trajneri Ze Maria

Largimi i papritur i trajnerit të Tiranës Ze Maria drejt Italisë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së tij në stolin e bardhebluve.

Edhe pse u konfirmua nga klubi sërish si trajneri i Tiranës, braziliani ndihet jo i qetë rreth së ardhmes së tij. 

Pëplasja e ashpër verbale me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Laçin krijoi dyshime se Ze Maria do të tërhiqej nga posti I trajnerit. Por thashethemet se klubi po kërkon një trajner të ri kanë qarkulluar shumë së fundmi. Një emër i përmendur ka qenë ai ish-teknikut të Laçit në ndeshjet e Europa League-ës Besnik Prenga.

Por sipas “Ora News”, 24-herë kampionët e Shqipërisë telefonuan Prengën, por përgjigjia e tij ka qenë negative. Ai theksoi se është i përqëndruar me stërvitjen e të rinjve të Lokomotivës së Zagrebit. Prenga përfundoi kontratën me Laçin pasi i drejtoi kurbinasit në 4 ndeshjet e vlefshme për Europa League-ën. Ai arriti të eliminonte qipriotët e Anorthosis në raundin e parë dhe në të dytën u eliminua nga norvegjezët e Moldes me rezultatin total 5-0.

Screenshot_7.jpg
Ish-trajneri i Laçit Besnik Prenga

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna jashtë kafazit pas fitores ndaj McGregor, reagon babai i Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë
»
Article Logic
Execution time: 0.01751708984375
array(1) { ["section"]=> string(77) "iken-apo-kthehet-ze-maria-bardheblute-i-bejne-zile-trajnerit-te-njohur-137222" }