Ikja e Rexhep Çelikut, SHQIPONJËS FLUTURUESE, moderatori i trishtuar: Së shpejti pema s’do ketë më mollë të arta por vetëm gjethe pa peshë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:13 12-01-2018 Ikja e Rexhep Çelikut, SHQIPONJËS FLUTURUESE, moderatori i trishtuar: Së shpejti pema s’do ketë më mollë të arta por vetëm gjethe pa peshë

Rexhep Çeliku, solisti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, shpallur katër ditë më parë nga Presidenti Meta edhe Nderi i Kombit nuk jeton më.

Çeliku u nda sot në të gdhirë në moshën 63-vjeçare nga jeta pas sëmundjes së mundimshme. Sakaq, të shumtë janë ata të cilët janë prekur nga humbja e artistit i cilësuar shpesh edhe si “shqiponja fluturuese” që çonte peshë gjithkënd me vallet e tij.

Denis Dyrnjaja, moderatori i njohur thotë me trishtim se Pemës së Artit në Shqipëri i iku edhe një mollë tjetër ndërsa konstaton se shpejt, kjo pemë s’do ketë më mollë por vetëm gjethe pa peshë.

“Pemës së Artit të vërtetë në Shqipëri i ra edhe një mollë tjetër, u shua Rexhep Çeliku. Vendin e mollëve në art pak nga po e zënë gjethet. Se shpejti pema nuk do ketë më "mollë të arta", por vetëm gjethe pa peshë.

Mirënjohje dhe përulje për Rexhep Çelikun, djersën dhe punën e tij në skenë. Emblemë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë”, shkruan Dyrnjaja.

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizoi kalimin në “Vizion Plus”, Sokol Balla publikon foton e parë nga televizioni i ri
Ambasadori i Austrisë mrekullohet nga kryeqyteti: Më shumë Vjenë në Tiranë! Shkruan shqip: Rehatohuni »
Article Logic
Execution time: 0.020835876464844
array(1) { ["section"]=> string(142) "ikja-e-rexhep-celikut-shqiponjes-fluturuese-moderatori-i-trishtuar-se-shpejti-pema-s-do-kete-me-molle-te-arta-por-vetem-gjethe-pa-peshe-106299" }