IKMT aksion sot te ‘Syri i Kaltër për 16 objekte pa leje, 5 kabina "të privilegjuara" për mos t’u prishur

Publikuar tek: aktualitet, më 08:09 11-10-2018 IKMT aksion sot te ‘Syri i Kaltër për 16 objekte pa leje, 5 kabina Kabinat që nuk do prishen

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) zhvillon sot aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas IKMT është planifikuar prishja e 16 objekteve një dhe dy katëshe, me struktura druri, me funksione shërbimi.

Objektet që do të prishen rezultojnë të gjitha pa leje ndërtimi.

Burime pranë IKMT për Newsbomb.al bëjnë me dije se nuk do të prishen vetëm 5 kabina të periudhës së para viteve ’90, të cilat janë në pronësi të ministrisë së Mjedisit. Sipas IKMT këto të fundit do të mbeten për një fazë të dytë.

Ndërkohë lidhur me aksionin e sotëm OSHEE bëri me dije se do të stakojë energjinë elektrike nga ora 09:00 deri në 13:00, periudhë për kryerjen e aksionit.

Stakimi bëhet për masë sigurie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet vlonjati (EMRI)
Kontrolle të befasishme në lokale, sekuestrohen drogë, armë e municione luftarake, pranga të kërkuarit nga Krimi Ekonomik! Në polici 11 persona (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0094449520111084
array(1) { ["section"]=> string(108) "ikmt-aksion-sot-te-syri-i-kalter-per-16-objekte-pa-leje-5-kabina-te-privilegjuara-per-mos-t-u-prishur-137386" }