IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, veprimi ishte paralajmëruar nga Berisha

Publikuar tek: politike, më 17:01 24-02-2015 IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, veprimi ishte paralajmëruar nga Berisha

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime.

Bime është kallëzuar nga IKMT për shkak të lejes së dhënë për ndërtimin e një pallati 7-katësh në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës. Vendimi i Bimes për pallatin 7-katësh është marrë gjatë kohës që ai drejtonte KRRT-në, ndërsa të kallëzuar nga IKMT janë edhe disa zyrtarë të tjerë të këtij qyteti. Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh. IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër. Kryebashkiaku Bime dhe zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që kishte paralajmëruar ditën e djeshme se disa kryebashkiakë të tjerë socialist do të përballeshin me akuza njësoj si kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Berisha është shprehur dje së kryebashkiakët e Gjirokastrës, Fierit, Beratit dhe Elbasanit do të përballeshin me ultimatumin e Ramës për burg pa afat ose dorëheqje.

“Me mekanizmin burg pa afat ose dorëheqje duket se Rama së shpejti spastron bashkitë e Gjirokastrës, Beratit, Fierit, Elbasanit, pra përkatësisht nga Flamur Bime, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo,Qazim Sejdini. Në fakt kjo është shkërrmoqja e PS në bazë apo spastrimi i saj nga drejtuesit socialist të bazës”, shkruante Berisha një ditë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet vendore/ Meta: Ende në negociata me PS-në
Debatet e plota në Kuvend/ Berisha-Metës: Dorëhiqu, Meta:U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit »
Article Logic
Execution time: 0.016571998596191
array(1) { ["section"]=> string(98) "ikmt-kallezon-penalisht-kryebashkiakun-e-gjirokastres-veprimi-ishte-paralajmeruar-nga-berisha-4335" }