Instituti i Gjeoshkencave na bën me dije se në ditët në vazhdim do të kemi një mot pa reshje.
Veç kësaj, në mbarë vendin do të vihet re një rritje e ndjeshme e temperaturave që në bregdet do të arrijnë deri në 14 gradë celcius. Mesa duket, dimri iku me Shën Valentinin. Kështu, sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 14
në vendet e ulëta: 3 / 13
në vendet malore: -1 / 9 °C.
ERA
Sot (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.