Iku nga Carlo Bollino, Muhamed Veliu rikthehet në ‘familje’: Koha për të përveshur mëngët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 11-02-2019 Iku nga Carlo Bollino, Muhamed Veliu rikthehet në ‘familje’: Koha për të përveshur mëngët Muhamed Veliu, gazetar

Muhamed Veliu pasi hoqi dorë nga posti i drejtorit të Informacionit në televizionin e Carlo Bollinos, ka vendosur të rikthehet në “familjen” e tij.

Kështu, këtej e tutje, gazetarin do ta shikojmë në ekranin e Top Channel.

“Tani është koha për të përveshur mëngët e nisur një rrugëtim të ri sa të bukur dhe sfidues”, shkruan Muhamed Veliu.

"Kam vendosur ta rinis atje ku e lashë në prillin e 2016-tës. Të rikthehem në Top Channel me besimin tim dhe mbështetjen e gjithë stafit të këtij televizioni për të prodhuar lajme On Top njësoj si ato 11 vite, 6 në Londër dhe 5 në Tiranë. Ka një arsye pse. Edhe gjatë viteve të fundit, disa mendonin që unë vazhdoja të punoja në Top Channel.

Një falënderim nga zemra për të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar këto tre vite. Nuk dua të harroj pa falënderuar edhe ata të cilët pas largimit nga Report Tv kërkuan të më kishin pjesë të televizioneve të tyre në drejtimin e projekteve serioze dhe ambicioze.

Tani është koha për të përveshur mëngët e nisur një rrugëtim të ri sa të bukur dhe sfidues.

Nga sot ritakohemi në ekranin e Top Channel", shkruan më tej Veliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I bënë ballë Dritan Dajtit, kush janë dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër uljes së dënimit
Digjet banesa, vdesin 2 të rinj shqiptarë në Bruksel »
Article Logic
Execution time: 0.0044610500335693
array(1) { ["section"]=> string(92) "iku-nga-carlo-bollino-muhamed-veliu-rikthehet-ne-familje-koha-per-te-perveshur-menget-152347" }