‘Il Passatore’ darkë për të nderuar kuzhinieren e ndjerë Antonella Giorgioni, të ardhurat shkojnë për...

Publikuar tek: kulture-art, më 13:56 01-02-2018 ‘Il Passatore’ darkë për të nderuar kuzhinieren e ndjerë Antonella Giorgioni, të ardhurat shkojnë për...

Antonella Giorgioni, kuzhinerja italiane që menjëherë pas ’90 hapi ndoshta të parët restorante italiane në Tiranë, Il Passatore, është ndarë nga jeta pas betejës së saj me kancerin, por duket se ka lënë shumë dashuri mes shqiptarëve.

Fillimisht ka shërbyer në Tiranë, ku më së shumti shërbente për stafet ndërkombëtare, dhe më pas hapi restorantin e saj në Prishtinë. Për median në Kosovë ka folur shumë shpesh meqë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe me një restorant shumë të frekuentuar.

Madje, ka ndihmuar gjatë luftës edhe mbi 15 familje shqiptare atje. Antonella është ndarë nga jeta në fund të vitit të kaluar dhe Il Passatore, por në shkurt, këtë vit, në Prishtinë, pikërisht në restorantin e hapur nga ajo, nga ndihmësshefi i kuzhinës dhe kamarieri kryesor Gëzimi, do të mbahet një darkë, të ardhurat e të cilës, do të shkojnë për bamirësi. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Operacionin e Mëkëmbjes për të mbëshetur viktimat e dhunës në familje dhe trafikun e qenieve njerëzore.

27658729_10156930473853765_47940583_n.jpg

 

27591220_10156930473978765_87563690_n.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm për vizat imigruese
»
Article Logic
Execution time: 0.019936800003052
array(1) { ["section"]=> string(105) "il-passatore-darke-per-te-nderuar-kuzhinieren-e-ndjere-antonella-giorgioni-te-ardhurat-shkojne-per-108727" }