Il Volo fiton Sanremo 2015 me “Grande amore”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:41 15-02-2015 Il Volo fiton Sanremo 2015 me “Grande amore”

Ashtu siç edhe pritej, vendin e parë në festivalin “Sanremo” e ka fituar grupi Il Volo. Falënderimet e para grupi i ka marrë nga tenori i famshëm Plácido Domingo.

Sipas mediave Italiane, ishte e parashikueshme që grupi Il Volo me këngën e tyre të stilit Pop, do të fitonte vendin e parë. Në vend të tretë është renditur këngëtarja Malika Ayane, e cila fitoi çmimin e kritikëve e në vendin e dytë u rendit këngëtari Nek, për të cilin ishte një rikthim i lumtur.

Il Volo do të prezantojnë Italinë në Eurovision. Festivali i 65-të i Sanremo ka qënë edhe më i shikuari në 10 vjet me 11 milion spektator.

“Dua tja kushtoj këtë festival të gjithë atyre që vuajnë dhe të gjithë atyre që janë në spital”, ka thënë prezantuesi Carlo Conti.

Në festival ishin të ftuar aktori i famshëm Will Smith dhe këngëtari Ed Sheeran. Gianna Nannini ju bashkua hapjes së festivalit me dy këngët e saj 'L'immensità' dhe 'Sei nell'anima'.

“Është një ëndër që bëhet realitet, faleminderit Itali”, ky ishte reagimi i trios të “Il Volo” pas marrjes së çmimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032803058624268
array(1) { ["section"]=> string(47) "il-volo-fiton-sanremo-2015-me-grande-amore-3377" }