Ilaçe KONTRABANDË, arrestohet ADMINISTRATORI dhe punonjësja e farmacisë në TIRANË, në kërkim drejtuesja teknike

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 14-06-2018 Ilaçe KONTRABANDË, arrestohet ADMINISTRATORI dhe punonjësja e farmacisë në TIRANË, në kërkim drejtuesja teknike foto ilustruese

Një pikë farmacie në Tiranë shiste ilaçe kontrabandë. Si pasojë kanë rënë në pranga administratori dhe punonjësja e farmacisë të akuzuar për KONTRABANDË produktesh farmaceutike, si dhe është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë. Arrestimet u kryen pas finalizimit të operacionit policor i koduar “Medikamenti”.

Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

"Të arrestuarit janë:

- Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

- E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

- A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal", njofton policia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 3 shpërndarësit e drogës, ja ku i prisnin klientët
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja kur hapet rruga Tiranë- Durrës! Përfundojnë punimet në Vorë- Maminas »
Article Logic
Execution time: 0.0041768550872803
array(1) { ["section"]=> string(116) "ilace-kontrabande-arrestohet-administratori-dhe-punonjesja-e-farmacise-ne-tirane-ne-kerkim-drejtuesja-teknike-124323" }