Ilahi: Reforma në energji e rëndësishmë, qeveria të vijojë punën

Publikuar tek: ekonomi, më 16:33 17-03-2015 Ilahi: Reforma në energji e rëndësishmë, qeveria të vijojë punën

Kreu i misionit të FMN-së, Nadeem Ilahi gjatë një konferece së bashku me ministrat Shkëlqim Cani e Arben Ahmetaj, si dhe me guverntatorin e BSH-së Gent Sejko ka deklaruar se prodhimi vazhdon të jetë nën potencial, dhe së bashku me presione të dobëta nga mjedisi i jashtëm do të kontribojë që inflacioni të mbetët i ulët.

Duke folur për refromën në sektorin e energjisë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, Ilahi ka thënë se kjo është një reformë e rëndësishmë e përgatitur me ndihmën e Bankës Botërore për të kufizuar risqet fiskale. Kreu i misionit të FMN-së ka theksuar se kjo reformë ka dhënë tashmë rezultatet e para, ndërsa ka nxitur qeverinë të vijojë punën për reformimin e këtij sektori.

“Zbatimi i reformës në sektorin energjetik po ecën sipas planit. Reforma është hartuar në konsultim me Bankën Botërore dhe është e nevojshme për zvogëlimin e risqeve fiskale. Vjedhja e energjisë elektrike, edhe pse në nivele të larta, po zvogëlohet; tarifat janë përshtatur, të ardhurat po rriten; dhe ndërmarrjet shtetërore në sektorin energjetik po reformohen”, tha ai.

Ilahi ka folur edhe për kreditë e këqija, ndërsa ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ai tha se nëpërmjet bashkëpunimit BSH-qeveri për këtë çështje shpresohet që të rritet kreditimi në ekonomi.

“Politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, në përputhje me mandatin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Rritja e kreditimit po rigjallërohet por vazhdon të mbetet e ulët, e prekur nga niveli i lartë i kredive problematike dhe dobësitë në fushën e ekzekutimit të kontratave. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për të hartuar një strategji gjithëpërfshirëse që adreson çështjen e kredive me probleme me synim për të përmirësisuar mjedisin e kreditimit”, ka deklaruar Ilahi.

Konferenca është mbajtur me rastin e përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029583930969238
array(1) { ["section"]=> string(67) "ilahi-reforma-ne-energji-e-rendesishme-qeveria-te-vijoje-punen-6163" }