Ilir Kulla- Bashës: Prano humbjen dhe uroje kundërshtarin, nuk je as i pari as i fundit

Publikuar tek: politike, më 21:02 23-06-2015 Ilir Kulla- Bashës: Prano humbjen dhe uroje kundërshtarin, nuk je as i pari as i fundit

Ekspetri i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale, Ilir Kulla, i cili ka këshulluar më par ëish-Presidentin e Shqipërisë, shprehet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet të pranojë humbjen dhe të urojë kundërshtarin.

“Gjëja më e padurueshme në zgjedhje është momenti kur humbësi thotë mi vodhën apo më mashtruan. Ky thotë ma futën me ndarjen e re territoriale ndërkohë që të gjithë e dimë se e braktisi me vetedije atë proces shumë të rëndësishem për gjithë vendin.

“Thotë më transferuan mijëra njerëz nga listat ndërkohë që ishte vetë Kryetar i Bashkisë më të madhe në vend, thotë mi morën qytetet e mëdha ndërkohë hoqi vetë nga Durrësi Agron Dukën që ishte fitues dhe e zëvendësoi me personin me joelektoral në Partinë e vet, bëri koalicionin me të vogjël të historisë së të djathtës në Shqipëri dhe po të mos ishte për Tom Doshin në Shkodër dhe problemet në bazë LSI -PS do kishte ngel vetëm me Bajram Currin dhe Xhelalin e Kamzës”, shprehet Kulla.

Sipas tij, Basha duhet të pranojë humbjen, të tregohet qytetar dhe të urojë kundërshtarin politik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Vangjush Dako pas fitores: Mandati i tretë, përgjegjësi e madhe për mua
Rezultati përfundimtar në Tiranë, ja sa vota mori çdo kandidat »
Article Logic
Execution time: 0.021337032318115
array(1) { ["section"]=> string(90) "ilir-kulla-bashes-prano-humbjen-dhe-uroje-kundershtarin-nuk-je-as-i-pari-as-i-fundit-14481" }