Ilir Meta flet për konfliktin në Nagorno-Karabakh: Rajoni pjesë integrale e Azerbajxhanit

Publikuar tek: politike, më 15:59 06-04-2016 Ilir Meta flet për konfliktin në Nagorno-Karabakh: Rajoni pjesë integrale e Azerbajxhanit

Agjencia e lajmeve “APA” ka transmetuar një deklaratë të kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, lidhur me situatën e krijuar në rajonin Nagorno-Karabakh në Azerbajxhanit

Në konferencën e zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit, Meta i është përgjigjur pyetjes së “The European Azerbaijan Society’s” për konfliktin e Azerbajxhanit me armenët etnikë që përbëjnë shumicën në këtë rajon.

“Shqipëria mbështet thirrjet e komunitetit ndërkombëtar dhe bën apel që të ndalohen luftimet në rajon. Bazuar në vendimet dhe principet e ligjeve ndërkombëtare, rajoni Nagorno-Karabakh është pjesë integrale e Republikës së Azerbajxhanit”, ka deklaruar Meta.

Nagorno-Karabakh ka qenë një rajon autonom brenda Bashkimit Sovjetik, dhe në vitin 1991 shpalli pavarësinë. Megjithatë, pavarësia e këtij rajoni nuk u pranua kurrë dhe ai u njoh si pjesë e Republikës së Azerbajxhanit.  Nagorno-Karabakh popullohet nga etnikë armenë dhe ditët e fundit konflikti me qeverinë azere ka shpërthyer sërish në luftë.

Liderët e Armenisë kanë deklaruar se nëse nuk ndalen luftimet, atëherë dy vendet mund të shkojnë në një përplasje frontale. 

Location_Nagorno-Karabakh2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesila Doda letër Ilir Metës: Ose Flamur Noka gënjen ose Spartak Braho është falsifikator
“Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje "floriri" Ilir Metën?” »
Article Logic
Execution time: 0.031599044799805
array(1) { ["section"]=> string(94) "ilir-meta-flet-per-konfliktin-ne-nagorno-karabakh-rajoni-pjese-integrale-e-azerbajxhanit-36983" }