Ilir Meta jep versionin e tij për Euro2016 dhe nuk do ta besoni se për kë bën tifo kryeparlamentari

Publikuar tek: sport, më 10:28 14-06-2016 Ilir Meta jep versionin e tij për Euro2016 dhe nuk do ta besoni se për kë bën tifo kryeparlamentari

Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, flet për herë të parë për Euro2016 dhe shpreh tifozllikun e tij për ndonjë skuadër.

Edhe pse ethet e reformës në drejtësi duket se kanë prekur politikën shqiptare, kryetari i Kuvendit, ekskluzivisht për Neësport.al nuk e fsheh dëshirën se do të dëshironte Hollandën në Euro2016.

“Mbetem me Hollandën deri në fund edhe kur ajo nuk kualifikohet. Pas Hollandës, jam me Danimarkën dhe e mbështes si skuadër. Por ndërkohë vendin e saj e ka zënë Shqipëria.

Kështu që në këtë kampionat jam vetëm me Shqipërinë. Nëse Shqipëria nuk kualifikohet, (gjë të cilën nuk e uroj dhe kam shumë besim), nuk kam asnjë skuadër të preferuar. Ndaj jam në pritje të ecjes përpara të ekipit tonë kombëtar” tha paraditen e sotme kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për neësport.al.

Ilir Meta njihet si tifoz i Partizanit në kampionatin shqiptar. Pak ditë para nisjes së Shqipërisë në Francë për Euro2016, kryetari i Kuvendit publikoi një foto me trajnerin e Kombëtares Shqiptare Giani de Biassi, pas një dreke në një nga restorantet në Tiranë.

Dy personazhet e njohur kishin pozuar me duart me shqiponjën me flamur./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër ‘’Shqiponjat’’ në luftë me ‘’Gjelat’’, trajneri i Francës bën lëvizjet e rëndësishme në formacion
Qeveria pro Gjermane? Ja për kë bëjnë tifo ministrat…A kualifikohet Shqipëria? Surprizon Blendi Klosi »
Article Logic
Execution time: 0.16189408302307
array(1) { ["section"]=> string(105) "ilir-meta-jep-versionin-e-tij-per-euro2016-dhe-nuk-do-ta-besoni-se-per-ke-ben-tifo-kryeparlamentari-43449" }