Ilir Meta komenton nenin për ''Shpifjen'': Do ketë reflektim besoj

Publikuar tek: politike, më 10:41 12-11-2015 Ilir Meta komenton nenin për ''Shpifjen'': Do ketë reflektim besoj Ilir Meta

Reagon Kryetari i Kuvendit Ilir Meta për ashpërsimet në Kodin Penal në lidhje me veprën e shpifjes. Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama se neni ishte keqkuptuar dhe se bëhej fjalë për shpifjet e politikanëve për politikanët, ka reaguar menjëherë edhe kryetari i Kuvendit, Meta.

“Është keqkuptuar qëllimi me formulimin, kështu që do ketë reflektim besoj”, tha Meta.

Më herët deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj kundërshtoi dënimin me 3 vjet burg, duke thënë se ishte e bindur që edhe partia e saj, LSI-ja do ta kundërshtonte.

“Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet’’, kjo është shtesa në Kodin Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama kërkon ndjesë për propozimin e nenit për shpifjen: Një keqkuptim i madh. Dënimi është për politikanët jo për median
Qeveria tërhiqet që sot nga ndryshimi i nenit për shpifjen, Felaj: Duam të shuajmë këtë keqkuptim »
Article Logic
Execution time: 0.025869131088257
array(1) { ["section"]=> string(67) "ilir-meta-komenton-nenin-per-shpifjen-do-kete-reflektim-besoj-25236" }