Ilir Meta komenton rebelimin e Spartak Brahos: Nuk është hera e parë. LSI nuk çedon!

Publikuar tek: politike, më 11:09 08-03-2016 Ilir Meta komenton rebelimin e Spartak Brahos: Nuk është hera e parë. LSI nuk çedon!

Ilir Meta ka komentuar sot rebelimin e deputetit të LSI-së Spartak Brahos, duke thënë se nuk është hera e parë që i ndodh.

“ Nuk është hera e parë. LSI nuk çedon në reformën në drejtësi!’’, tha sot Meta.

Sigurisht që gazetarët i kanë vënë përballë Metës, reagimin e Brahos kundër varësisë së Byrosë Kombëtare nga Policia e Shtetit dhe kundërshtimet e tij për organizimin e Gjykatës së Lartë. Por sigurisht që Meta e ka zbutur situatën, duke buzëqeshur në fund e duke thënë se Brahos nuk është hera e parë që i ndodh një rebelim i tillë.

INTERVISTA E METES PER GAZETARET NE KUVEND:

“Të gjithë do të punojnë për ta përfunduar me sukses miratimin sa më shpejt të paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Unë besoj se baza e konsensusit është e gjerë sepse ajo buron nga më shumë se 90% e shqiptarëve për të shkundur sistemin dhe së dyti të gjithë e kanë pranuar dhe vlerësojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias, si bazën e referimit dhe chek-imit të standardeve më të mira europiane. Tani duhet më shumë vullnet për të qenë më racionalë. Kështu që kemi ende kohë.

Tryezë politike?

Shikoni kemi të bëjmë me 11 kushte sipas këndvështrimit tim, kemi të bëjmë me 10 çështje në mos gaboj unë, që PD synon që të zgjidhen apo diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Që do të thotë me më shumë durim dhe vullnet absolutisht që është plotësisht e mundur që reforma të përmbyllet.Të gjitha ata që kanë pritur që dje do përfundonte dhe sot do miratohej në Kuvend, natyrisht janë të zhgënjyer por dje ne kemi diskutuar rekomandimet. Unë jam dakord me atë që tha Z. Braho, për 90% ka dakordësim, kanë mbetur disa çështje që thjesht kanë nevojë për një interpretim sa më funksional.

Përgjegjësia është e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, komisioni ka të drejtën të kërkojë edhe mendimin e ekspertëve.

A jeni gati për një takim Rama-Basha-Meta?

Qëndrimi i LSI është që kjo reformë duhet të përmbyllet sa më shpejt, duke respektuar rekomandimet apo standardet dhe duke demostruar të gjithë vullnetin për të lexuar rekomandimet në mënyrë racionale, të përgjegjshme, konsensuale.

Nuk përjashtojmë asnjë mundësi që ndihmon për të forcuar klimën e mirëbesimit dhe forcuar vullnetin e përbashkët që ta mbyllim këtë çështje sa më parë. Për çështje të caktuara ne mund të kërkojmë edhe ndihmën e EURALIUS-it që është në vendin tonë, apo edhe të OPDAT.

Do këmbëngulë LSI te propozimet e veta?

LSI është e hapur për të dhënë kontributin e saj në përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi. LSI nuk çedon në këtë reformë, sepse duhet bërë dhe nuk ka alternativë tjetër për vendin përveç finalizimit të saj.

Si i komentoni lëvizjet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin?

Unë mendoj se angazhimi I tyre është mjaft konstruktiv dhe tepër ndihmues për të krijuar një klimë sa më pozitive mirëbesimi mes palëve.

Protestat te liqeni, si i komentoni?

Do të ishte më mirë për këtë çështje të pyesni përfaqësuesit e LSI në Këshillin Bashkiak.

Duhet gjithnjë një raport i hapur transparent në raport me qytetarët, komunitetin dhe opinion për hapësirat publike se dihet që ka një ndjeshmëri e madhe për shkak të dëmeve të mjedisit në të kaluarën. Por kjo ndihmon edhe për të lënë sa më paj hapësirë për ata që duan të spekulojnë.

A mund të ripërsëritni qëndrimin tuaj për varësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Së pari Z.Braho ka votuar që Byroja të jetë nën varësinë e policisë. Së dyti mendoj që ky ka qenë një koment i tepërt. Për ne nuk është e rëndësishme aspak si LSI varësia e BKH-së, për ne e rëndësishme është që kudo që vendoset të jetë funksionale dhe efikase. Ne mbështesim çdo zgjidhje.

Si shpjegohet që Z. Braho ka patur këtë qëndrim. Edhe për Gjykatën e Lartë Z. Braho shprehu një qëndrim kundër…

Nuk është hera e parë që Z.Braho rebelohet. Faleminderit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi: Lu dhe Vlahutin takojnë Fatmir Xhafën te Kryesia e Kuvendit
Meta pret anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, Hahn: Do ju mbështesim në antarësimin tuaj në BE »
Article Logic
Execution time: 0.019033908843994
array(1) { ["section"]=> string(87) "ilir-meta-komenton-rebelimin-e-spartak-brahos-nuk-eshte-hera-e-pare-lsi-nuk-cedon-34542" }