Ilir Meta niset për vizitë zyrtare në Suedi, e shoqëron delegacioni parlamentar

Publikuar tek: politike, më 09:47 22-02-2016 Ilir Meta niset për vizitë zyrtare në Suedi, e shoqëron delegacioni parlamentar

Kryetari i KuvenditIlir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), Urban Ahlin.

Gjatë vizitës dyditore Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta të Suedisë.

Kryetari i Kuvendit zMeta do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Margot Ëallström.

Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare.

Delegacioni shqiptar përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, deputetët Kejdi Mehmetaj dhe Agron Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndre Legisi: Partia Socialiste është partia e rrumpallës. Kryetari ka disa zagarë që i lëshon për të sharë
Armando Prenga i kthehet Kuvendit, dje në burg sot ulet në Komisionin e Sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.02446985244751
array(1) { ["section"]=> string(84) "ilir-meta-niset-per-vizite-zyrtare-ne-suedi-e-shoqeron-delegacioni-parlamentar-33205" }