Ilir Meta për Veliajn: Përzgjedhja e tij ka qenë shumë e vështirë

Publikuar tek: politike, më 20:20 16-04-2015 Ilir Meta për Veliajn: Përzgjedhja e tij ka qenë shumë e vështirë Ilir Meta te \"Te paekspozuarit\"

Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë rrëfehet në një intervistë ekskluzive në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Ai do të hedhë dritë mbi ngjarjen e fundit që trazuan politikën shqiptare, zgjedhjet lokale dhe projektet për të ardhmen. 

I pyetur nga Ylli Rakipi për kandidaturën e Erjon Veliaj për Tiranën, shpallur nga Partia Socialiste vetëm dy orë më parë, Meta ka deklaruar se ka qenë një përzgjedhje e vështirë mes shumë emrash.

“Përzgjedhja e kandidaturës për Tiranën ka qenë e vështirë se ka pasur jo pak kandidatë, dhe e vështirë se ishte një përgjegjësi e madhe. Ndërsa me reformën e re kjo përgjegjësi pothuajse është dyfishuar, jo vetëm për hapësirën e re, por edhe të problematikës.

Prandaj kandidatin do ta shikonim si përzgjedhje për të shënuar plotësisht në shenjë, ku do të kishim një bashki të re të Tiranës. Veliaj ka punuar mirë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pse të mos ta kishte këtë mundësi”, ka deklaruar Meta.

(Ora News)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erjon Braçe për Berishën: Palaço, nuk do të lë gjë pa thënë po shave herë tjetër
Në Kuvend hyjnë 7 deputetë të rinj, largimi i Kosovës rikthen Dllogjanin nën siglën e PD »
Article Logic
Execution time: 0.0041661262512207
array(1) { ["section"]=> string(69) "ilir-meta-per-veliajn-perzgjedhja-e-tij-ka-qene-shume-e-veshtire-8938" }