Ilir Meta përmbyll vizitën në Kosovë: Ka mundësi për rivendosjen e dialogut

Publikuar tek: politike, më 18:54 06-12-2015 Ilir Meta përmbyll vizitën në Kosovë: Ka mundësi për rivendosjen e dialogut

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka përmbyllur gjatë ditës së sotme vizitën e tij në Kosovë dhe takimin me disa nga liderët politikë. Meta ka theksuar se në Kosovë nuk ka shkuar si ndërmjetës duke shtuar se Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe vullnetin për kapërcimin e krizës dhe rivendosjen e dialogut të qëndrueshëm.

Kryeparlamentari ka zhvilluar takime me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, Visar Ymerin e VV-së dhe Ramush Haradinajn dhe presidenten Atifete Jahjaga. Meta tha se në Kosovë ka qëndruar vetëm për fundjavë dhe ka takuar miqtë e tij të shumtë.

Duke iu referuar krizës politike, Meta ka shtuar se ka parë shumë mundësi për dialog dhe zgjidhje të ngërçit në politikën kosovare. Meta theksoi se nuk ndodhet në Kosovë në rolin e ndërmjetësuesit, por ka pohuar se po të vinte në Prishtinë, e të mos bisedonte me miqtë e tij për krizën politike,do të ishte pa përgjegjësi.

metakosove.jpg

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimeve që ka pasur sot me liderët e opozitës, ka thënë se, gjatë takimeve ka diskutuar për mënyrën e gjetjes së një zgjidhjeje të krizës përmes dialogut.

Meta beson se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që nëpërmjet një procesi reflektues të rivendosin një dialog.

20151206120146991646.jpg

“Vë re me kënaqësi që rrugët e dialogut mbeten të hapura dhe të pa shteruara. Dhe ka dëshirë dhe ka vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat të funksionimit të institucioneve, me qëllim që të shënohet një progres për të gjitha ato çështje të debatuara deri tani dhe tanimë të njohura. Kështu që, unë besoj se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që përmes një procesi reflektues të rivendosin një dialog të qëndrueshëm që do t’i shërbejë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane”, ka thënë Meta.

meta-minxhozi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olta Xhaçka dhe Albana Vokshi, rivale dhe mike (Foto)
Berisha: 41 mijë dekodera kanë mbërritur në doganë, Edi Rama vjedh bashkë me Dixhitalb 1.7 mln dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.016778945922852
array(1) { ["section"]=> string(80) "ilir-meta-permbyll-viziten-ne-kosove-ka-mundesi-per-rivendosjen-e-dialogut-27106" }