Ilir Meta pret në Kuvend nënkryetarin e BDI-së Izet Mexhitin

Publikuar tek: politike, më 14:53 13-02-2016 Ilir Meta pret në Kuvend nënkryetarin e BDI-së Izet Mexhitin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Nënkryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe rëndësinë që ka zgjidhja dhe kapërcimi i krizës politike në vendin fqinj.

Meta theksoi se është me rëndësi që të respektohet marrëveshja e Perzhinos e arritur mes forcave politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës politike dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit theksoi edhe rëndësinë që ka për Maqedoninë monitorimi sa më i gjerë i këtyre zgjedhjeve nga organizatat e specializuara ndërkombëtare dhe vendase.

Meta nënvizoi domosdoshmërinë që forcat politike në Maqedoni të ofrojnë nja qasje sa më bashkëpunuese dhe konstruktive për tejkalimin e krizës politike dhe realizimin me sukses të zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos jetë të kontestueshme dhe forcat politike të pranojnë verdiktin e qytetarëve të Maqedonisë.

Meta i kërkoi Mexhitit që forcat politike shqiptare në Maqedoni, si një faktor tepër i rëndësishëm, të bashkëpunojnë pa paragjykime dhe të jenë të unifikuara në qëndrimin ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe interesit të tyre kombëtar për mirëqenie dhe integrim.

Gjatë takimit kreu i Kuvendit  vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve në të gjitha fushat me Maqedoninë dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e saj Euro-Atlantik.

“Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë dhe të ardhmen e përbashkët të gjithë rajonit tonë”, tha Meta.

Mexhiti falenderoi Metën për vëmendjen e përhershme që ai i kushton situatës në Maqedoni dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë atje dhe theksoi se marrëdhëniet e tij pa paragjykime me të gjitha palët janë një kontribut dhe mesazh i veçantë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari zbulon veset e deputetëve të PD-së, ‘’Edi Paloka luan poker…Jozefina…’’
Kodheli takon homologun britanik Michael Fallon »
Article Logic
Execution time: 0.023585796356201
array(1) { ["section"]=> string(66) "ilir-meta-pret-ne-kuvend-nenkryetarin-e-bdi-se-izet-mexhitin-32479" }