Ilir Meta publikon FOTON GODITËSE: Jam me çdo familje

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 01-12-2017 Ilir Meta publikon FOTON GODITËSE: Jam me çdo familje

Reagon kreu i Shtetit Ilir Meta për situatën e përmbytjeve në vend. Presidenti ka zgjedhur një foto ku duken forcat KOMANDO teksa evakuuojnë një gjyshe, së cilës i rrezikohej jeta.

Meta në mesazhin e tij thotë se është me çdo familje në vështirësi dhe shpreh solidaritet.

“Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë. 

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet”, thuhet në mesazhin e Metës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004443883895874
array(1) { ["section"]=> string(59) "ilir-meta-publikon-foton-goditese-jam-me-cdo-familje-101535" }