“Imagjinoni çfarë do bënte Rama nëse Berisha do ishte në Majemi kur përmbytej vend”

Publikuar tek: politike, më 22:35 06-01-2016 “Imagjinoni çfarë do bënte Rama nëse Berisha do ishte në Majemi kur përmbytej vend”

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në Facebook për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që vendi po kalon një moment jo të mirë sa i përket kushteve atmosferike dhe përmbytjeve në shumë qytete.

“Imagjinoni sikur Sali Berisha të ishte në Majemi për pushime kur përmbyteshin toka apo unë të isha në Sri Lanka kur përmbytej Shkodra çfare do bëntë Rama”, shkruan Topalli, ndërsa thekson se për përmbytjet nga shiu nuk akuzon njeri siç bënin kundërshtarët e saj kur ishin në opozitë.

Postimi i Jozefina Topallit:

Nje çete cubash qe kaluan ylberin dhe u kthyen ne sheike ,shetisin per pushime e qejf nga Majemi ne Srilanka nderkohe qe vendi permbytet nga uji i mjerimi!

Gjithe diten sot media raportonte per permbytje ne toke , banesa, lokale ne disa qarqe te vendit.

Edhe ne Tirane uji vershonte ne disa rruge te kryeqytetit;

Por Kryeministri i vendit per shtate pale qejfe vazhdon " gezimin familjar " ne Majemi, kurse Kryetari i Bashkise qenka nis per Srilanka.

Une nuk akuzoj njeri per permbytjet nga shiu sic kane bere kundershtaret e mi kur ishin ne opozite, por imagjino sikur Sali Berisha te ishte ne Majemi per pushime kur permbyteshin toka apo une te isha ne Srilanka kur permbytej Shkodra cfare do bente Rama!

Sikur te ishin per pune shteti , dhe duhej te ktheheshin me urgjence per te drejtuar shtabet per perballjen me situaten.

Kurse keto dy ja mbathin per pushime pasi dhe lajmerojne " beni kujdes se neser do kete permbytje"!

Lutem zotit qe te mos kete reshje te teperta se keto ne pushtet nuk duan t'ia dijne per njerezit e shkrete.

Ne 25 vite keto jane njerezit me te papergjegjshem qe ka pare vendi!

Ne 25 vite kjo eshte qeveria me hajdute !

Ne fakt kjo nuk eshte qeveri , kjo eshte nje çete cubash , te veshur firmato, te perkedhelur dhe arrogante.

Pak minuta me pare ne mes te Durresit grabitet nje qytetar nga 4 persona te maskuar si police(njofton media).

Te duket sikur degjon lajme per Kolumbine......

Nje njeri i deshperuar per fame, pushtet e para nuk mund te mbaje peng nje vend qe edhe pa te, boll halle ka!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama uron “Mirëmëngjes" me një mesazh të veçantë nga të rinjtë e Tiranës
Hila i sinqertë, rrëfen hapur se nuk merr para nga Meta për të kritikuar Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.035681962966919
array(1) { ["section"]=> string(87) "imagjinoni-cfare-do-bente-rama-nese-berisha-do-ishte-ne-majemi-kur-permbytej-vend-29326" }