Imami flet pas mbledhjes: PD në rënie të vazhdueshme. Basha ka fjalë të bukura por jo vepra

Publikuar tek: barometri, më 08:01 09-03-2018 Imami flet pas mbledhjes: PD në rënie të vazhdueshme. Basha ka fjalë të bukura por jo vepra

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka folur për media pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Imami ka shpjeguar edhe përplasjen që pati me Lulzim Bashën dhe refuzimin që i bëri ofertës së tij për të qenë pjesë e një grupi pune.

Imami ka thënë se Basha ka fjalë por jo vepra ndërsa ka shtuar se Partia Demokratike është në rënie të vazhdueshme dhe më së pari i nevojitet një diskutim serioz dhe i thellë politik.

Fjala e Imamit:

Në konkluzionet e pakta që u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi i shumë anëtarëve. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t'i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune.

Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet.

Një qeverisje që ka filluar të harxhojë jo vetëm borxhet por edhe buxhetet e ardhshme të Republikës.

Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike.

Thelbi i çështjes është ky; a do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me zt.Imami. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti.

Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar.

E dyta, është çështja e Bashkimit. Ky kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032580137252808
array(1) { ["section"]=> string(96) "imami-flet-pas-mbledhjes-pd-ne-renie-te-vazhdueshme-basha-ka-fjale-te-bukura-por-jo-vepra-112679" }