Imami gafë në Shkodër: Do fitojmë edhe Bashkinë e Velipojës. Por Velipoja nuk është më bashki

Publikuar tek: politike, më 20:00 06-03-2015 Imami gafë në Shkodër: Do fitojmë edhe Bashkinë e Velipojës. Por Velipoja nuk është më bashki Arben Imami dhe Gjok Uldedaj gjate takimit ne Shkoder

“Do të fitojmë bashkinë e Shkodrës dhe Bashkinë e Velipojës”. Kaq është dashur të thuhet nga Arben Imami, deputet i PD i deleguar për qarkun e Shkodrës në mbledhjen e parë të zhvilluar në qytet, që salla të shpërthejë në humor e të qeshura, duke i kujtuar deputetit demokrat se nuk ka bashki të Velipojës, sepse Velipoja është bashkuar me Shkodrën. Por do të jetë bashkia e Vaut të Dejës. Megjithëse kjo ishte një “gafë e paqëllimshme” por për inerci nga deputeti, mbledhja e parë e demokratëve është zhvilluar, pikërisht në selinë e re ku pretendohet se PD po qëndron në mënyrë joligjore, pas kërkesës së pronarëve. 

Arben Imami, duke marrë shkas nga konfliktet e fundit në Parlament, dhe që kanë të bëjnë edhe me Shkodrën si zonë elektorale për shkak të çështjes “Doshi” kërkoi nga demokratët të mobilizohen për zgjedhje të reja të parakohshme. “Ngjajrjet e fundit janë dëshmi e dështimit të maxhorancës. Një grup gangsterësh, një bandë nuk mund të udhëheqë këtë vend. Kjo rrugë e varfërimit të ekonomisë nuk po bën gjë tjetër, veçse po vdes shpresat e njerëzve dhe krijon premisa për situata që askush nuk do të dëshironte të përsëriteshin më” tha Imami gjatë mbledhjes së kryesisë së PD.

Më pas ai u ndal te çështja e kandidaturave që duhet të përzgjedhë PD për bashkinë e Shkodrës. “Duhet të jetë një proces në harmoni, të mblidhemi dhe të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Jo vetëm në Shkodër, por edhe në Vaun e Dejës” korrigjoi më pas deputeti. Ai u shoqërua në këtë takim nga i deleguari tjetër i qendrës Gjok Uldedaj, i cili në zgjedhjet e 2013 mbeti jashtë Parlamentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Basha është shembulli i politikanit më negativ, vazhdon të jetë i akuzuar për vjedhje
Bushati në Riga, diskuton me BE për detyrat e shtëpisë së Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.026058912277222
array(1) { ["section"]=> string(96) "imami-gafe-ne-shkoder-do-fitojme-edhe-bashkine-e-velipojes-por-velipoja-nuk-eshte-me-bashki-5187" }