Imami i kërkon llogari Bashës: Të kontrollohen shpenzimet e partisë

Publikuar tek: barometri, më 07:38 15-04-2018 Imami i kërkon llogari Bashës: Të kontrollohen shpenzimet e partisë

Pas përplasjes me Bashën, anëtar i kryesisë së PD-së Arben Imami pas mbledhjes së sotme ku u diskutuan ndryshimet statutore të partisë pati një qëndrim për mediat, ku nuk la pa “ngacmuar” edhe kryetarin Lulzim Basha lidhur me çështjen e lobimit rus.

Imami tha se kishte këkruar që në parti të ngrihej një bord për kontrollimin e financimeve dhe shpenzimeve të partisë dhe se kërkesat e tij u morën parasysh.

“Problemet e statutit janë dhe problemet e partisë. Këshilli Kombëtar do të marri një autonomi, të ketë një komision zgjedhor në parti për zgjedhjen e kryetarit, duhet vendosur qartë sa palë zgjedhje duhet të vendosi një kryetar që të ikë nga kryesia, të bëhet një deklarim statutor. Dokumenti politik ishte një përpjekje për të vazhduar. Më tej ndryshimet, nuk është e nevojshme që kryetar i partisë të zgjidhet çdo 2 vjet, dhe nëse humb zgjedhjet, ai duhet të largohet. Propozova që të krijohet një bord që të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e partisë” është shprehur Arben Imami për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027224063873291
array(1) { ["section"]=> string(73) "imami-i-kerkon-llogari-bashes-te-kontrollohen-shpenzimet-e-partise-116943" }