Imami Krasniqi: Nuk duhet të kryhen marrëdhënie seksuale gjatë muajit të Ramazanit (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:04 09-07-2015

Kur jeni në muajin e Ramazanit, a duhet të flenë burrat me gratë dhe gratë me burrat? Duket se Imami i Kosovës Shefqet Krasniqi ka dhënë këshillën e tij gjatë një transmetimi televiziv ndërsa një ndër pyetjet që i erdhi është se një grua kishte fjetur me burrin e saj në këtë periudhë.

Por Imami ka thënë se nuk lejohen marrëdhëniet seksuale gjatë muajit të Ramazanit. Madje e akuzon gruan se Shejtani e ka shtyrë në këtë veprim dhe për këtë, ajo 60 ditë në shkurt në dimër do të agjerojë.

“Ti e ke ditur se nuk kryhen marrëdhënie në Ramazan. Të ka mashtruar shejtani, ti e ke ditur që nuk bën të bësh marrëdhënie. Për këtë duhet të agjërohen 60 ditë gjatë kohës së dimrit” është “ultimatum” i Imamit Shefqet Krasniqi.

Ndërkohë mbi video ka edhe një kërkesë për të mos u abuzuar me videon, sepse fjalët e kuranit janë ato që ka thënë edhe Imami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Katunar”, filmi i parë horror shqiptar
Kejsi Tola: S’jam e pasur. Nëse do isha ekstravagante do kisha më shumë famë »
Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049
array(1) { ["section"]=> string(93) "imami-krasniqi-nuk-duhet-te-kryhen-marredhenie-seksuale-gjate-muajit-te-ramazanit-video-15683" }