Imami: Muzika nuk është haram, të kënduarit është

Publikuar tek: bota, më 16:31 30-05-2016 Imami: Muzika nuk është haram, të kënduarit është

Një imam nga Arabia Saudite i ka shpjeguar ndjekësve të tij, interpretimin që sipas tij është i saktë rreth muzikës dhe këngës në librin e Kuranit.

Sheikh Saleh Al-Maghamsi sqaroi se muzika nuk është haram sipas librit të shenjtë të Kuranit, por të kënduarit është haram.

“Kombi ka nevojë të madhe për risi dhe modernizim, dhe unë e besoj fuqishëm këtë, pavarësisht nëse njerëzit janë dakort me mua apo jo”, tha ai gjatë një interviste në një media vendase.

Al-Maghamsi ka adresuar një numër çështjesh të ndryshme gjatë debatit në televizion, ndër të tjera dhe për muzikën, raporton Newsbomb.al.

“Nuk jam i detyruar t’i përgjigjem çdo kritike për këtë çështje. Sa për muzikën, tre dijetarë myslimanë kanë thënë gjëra të ndryshme, edhe pse shumica e tyre kanë rënë dakort se është të kënduarit dhe jo muzika që përmendet në Kuran. Muzika nuk është zë, janë vetëm instrumente, të cilat nuk janë përmendur në mënyrë specifike në Kuran”, ka shpjeguar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020700931549072
array(1) { ["section"]=> string(53) "imami-muzika-nuk-eshte-haram-te-kenduarit-eshte-41899" }