Imami në podiumin e Erion Veliajt, thotë se do jetë edhe kryetar i Partisë Socialiste shumë shpejt (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 09:22 15-06-2015

Naim Leci, imam në xhaminë e Farkës, jo vetëm ka dalë në mbështetje të kandidatit të majtë Erion Veliaj, por është ngjitur në podiumin e mitingut përmbyllës së fushatës së zgjedhjeve vendore, ku i ka bërë thirrje të gjithëve të mos përcahen, por ti japin votën Erion Veliajt.

Ai pranon se është anëtar i Frymës së Re Demokratike dhe se i jep gjithë mbështetjen Veliajt, i cili sipas Lecit, nesër do të jetë kryetar i Bashkisë dhe pak më vonë do të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Me lutjen e myslimanëve, ai bekoi edhe takimin elektoral të mbylljes së fushatës në Farkë.

“Bismilah Rrahman Rrahim

Në emër të Allahut dhe me shëruesit e shërbërësit si vendali, dhe si anëtar e dashamirës i Partisë Fryma e re Demokratike dhe ma merr mendja dhe në bazë të asaj që e reja ka marrë fort them që Erion Veliaj, jo vetëm kryetar bashkie do të jetë, por do të jetë edhe kryetar i Partisë Socialiste. Thotë një shprehje: I mençuri kupton me shenja…Si banor i kësaj zone, unë jam dhe imam xhamie, ftoj për diçka, sepse në këtë botë kemi çdo gjë të përbashkët: tokën e kemi të përbashkët, dhe ajrin e kemi të përbashkët. Dhe shembulli ngjan si një anije që pjesa sipër, i thotë pjesës së poshtme që ne nuk i japim dot më ujë…Atëherë dalin këto të poshtmit dhe thonë se ne po çajmë anijen që të na jepni ujë…Kështu që kjo është e përbashkët…Ta çojmë vendin përpara me mirëkuptim. Dhe pas 21 qershorit do të jemi prapë shqiptarë, do të jemi prapë bashkëkombas…pra mos me u zi dhe mos me u ngatërru me njëri tjetrin. Kaq kisha me ju thënë…” ishin fjalët e Naim Lecit në podiumin e mitingut mbylles të fushatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha:O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptarëve?
Mediu-qytetarëve: Mos e shisni të ardhmen »