Imazh i fortë nga cepi i Urës së Lanës por detaji i gruas flokëverdhë është edhe më i fortë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 07-07-2017 Imazh i fortë nga cepi i Urës së Lanës por detaji i gruas flokëverdhë është edhe më i fortë

Një imazh të fortë publikon gazetari i njohur Ilir Kadia. Një grua flokëverdhë në një cep të Urës së Lanës por detaji i fortë që nuk mund t’i shpëtonte kolegut është thurrja e trikos, detaj të cilin ai e përcjell përmes një mesazhi drithërues në fund.

“Një zonjë te cepi i Urës Lanës! 
Ndala para saj! Mbështetur në bordurë të Urës Lanës rrethuar me rraqet e saj, ajo thurrte një triko me sytë mbushur ëndrra! Për vajzën e vajzës a të djalit se di?! Apo fëmijën e saj se ende ish e re e flokëverdhë. Cili është fati që e ka hedhur në rrugë si letër e grisur bixhozi?! As këtë se di! Por di që e kemi një Institucion që fateve të tilla u del në ndihmë! E kam një rast më parë me një burrë të tejvarfër që u bë "njeri"! Tani mezi pres që Drejtoresha e Institucionit të më marrë në telefon e të më thotë se zonja që thurrte bluzën rozë tek Cepi Urës Lanës sapo u strehua dhe i ka mbetur nga bluza të thurrë vetëm jakën... e mbesës!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gocat seksi të Tiranës, si na thotë “Mirëmëngjes” Lali Eri (FOTOT)
Plas sherri në PD, Xhelal Mziu “flakë për flakë” me Asllan Dogjanin: Kush të urdhëroi ty gjysmë deputeti, që u shite apo u fale nga PS »
Article Logic
Execution time: 0.02037501335144
array(1) { ["section"]=> string(97) "imazh-i-forte-nga-cepi-i-ures-se-lanes-por-detaji-i-gruas-flokeverdhe-eshte-edhe-me-i-forte-85347" }