Imputet bujqësore, Peleshi zbarkon në Korçë: Po heqim TVSH-në për fermerët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 26-11-2017 Imputet bujqësore, Peleshi zbarkon në Korçë: Po heqim TVSH-në për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi i shoqëruar nga deputet. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Prefekti i Qarkut Korçë,. Dhori Spirollari, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, kanë vizituar një nga pikat e tregtimit të imputeve bujqësore.

Ministri është njohur nga afër me kushtet dhe problematikat që ka ky biznes, duke i garantuar mbështetje dhe lehtësira mbi barrën fiskale të imputeve bujqësore, me qëllim rritjen e produktivitetit bujqësor, mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

“Jemi angazhuar për heqjen dalëngadalë të TVSH-së, së imputeve bujqësore për fermerët, pra për të ulur me pothuajse 20 % koston fillestare të prodhimit, por ndërkohë imputetet bujqësore janë të rëndësishme edhe nga pikëpamja cilësore. Pra, cilësia e imputeve është një nga shqetësimet e fermerëve, shqetësimet tona, për të garantuar sigurinë ushqimore, por edhe produktivitetin, rritjen e produktivitetit të bujqësisë.”

Ministri ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimt midis biznesit privat dhe mekanizmave shtetërore. “Ne kemi një bashkëpunim kohët e fundit dhe me shoqatën AFADA, por edhe me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, jemi duke shqyrtuar gjithë kuadrin tonë ligjor, për të lehtësuar burokracinë. Burokracia është një nga çështjet që kjo Qeveri, po e adreson me shpejtësi në të gjithë sektorët. Edhe në këtë sektor, mesa dëgjuam sot, burokracia është një nga pengesat. Ne do të merremi edhe deri në përmirësime ligjore, ndaj jemi me komisionin, shumë afër, në mënyrë që këtij biznesi t’i krijohen kushte për të bashkëpunuar.”

“Nga ana tjetër, kërkesa jonë, kontrolli i shtetit do të rritet për cilësinë e imputeve, për të zhdukur informalitetin në këtë fushë, për të mbrojtur fermerin shqiptar nga imputet.”

Ministri Peleshi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, përsa i përket sigurisë ushqimore dhe ka bere thirrje per nje pakt pertej partive

“Siguria ushqimimore, unë e kam kërkuar dhe vazhdoj ta kërkoj, të jetë një pakt bipartizan, për sigurinë ushqimore, nuk do të ndalet, derisa konsumatori shqiptar të jetë i sigurt për atë që konsumon” mbylli fjalen e tij Peleshi

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen detajet, kush ishte shënjestra e të shtënave në lokalin me muzikë live, në kërkim 2 autorët
E rëndë, dërgohet i pajetë një person në spitalin e Burrelit (DETAJET E PARA) »
Article Logic
Execution time: 0.054075002670288
array(1) { ["section"]=> string(79) "imputet-bujqesore-peleshi-zbarkon-ne-korce-po-heqim-tvsh-ne-per-fermeret-100836" }