(In)Formaliteti dhe impakti i tij në ekonominë e vendit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:16 24-06-2016 (In)Formaliteti dhe impakti i tij në ekonominë e vendit

Studime të organizatave ndërkombëtare dëshmojnë se Shqipëria ka një shkallë të mkonsiderueshme të informalitetit në ekonomi e cila vlerësohet të jetë mbi 50%. Megjithëse informaliteti nuk është një fenomen i ndeshur vetëm në Shqipëri apo në vendet në tranzicion, mund të themi se jemi ndër të vetmet vende ne rrajon, ku mungojnë ose janë të padukshëm hapat konkrete për ta luftuar atë dhe për të marrë rezultatet e duhura.

Shkalla e informalitet është refleksion edhe i modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, ku bujqësia zë vendin kryesor në ekonomine e vendit dhe pjesa më e madhe a popullsisë janë të punësuar në të, i cili njihet si sektori me shkallën më të lartë të informalitetit.

Nga ana tjetër, disa nga treguesit kryesorë që identifikojnë sipërmarrjet informale kanë të bëjnë me madhësinë, statusin e regjistrimit apo njohjes së sipërmarrjes nga një agjenci qeveritare, kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara, forma ligjore e organizimit të sipërmarrjes dhe natyra e llogarive financiare; të drejtat ligjore dhe ato të pronësisë, të cilat shfaqin mangësi që mund të lënë hapësira dhe të nxisin informalitetin.

Në rastin e Shqipërisë faktorët konkretë që nxisin informalitetin lidhen me sistemin tatimor, cilësinë e institucioneve, aksesin në financim, masat ndëshkimore si dhe indiferentizmin e  shoqërisë.

Pavarësisht reklamimit që i bëhet luftës kundër informalitetit, mund të themi se në të vërtetë nuk ka patur asnjë ndërgjegjësim për domosdoshmërinë dhe përfitimet që mund të gjenerojë në afat të gjatë formalizimi i ekonomisë.

Pjesa më e madhe e bizneseve e konsiderojnë më shumë kosto se përfitim të qënit informal. Megjithatë edhe të qenit me përfitim shikohet më shumë në afat të shkurtër e nxitur nga konteksti aktual ligjor dhe administrativ, ndërsa pranohet se ka më shume kosto që lidhen me pagesat nën dorë, sigurinë e biznesit dhe frikën nga kontrollet tatimore.

Ka një mungesë besimi nga bizneset tek instistucionet publike në përgjithësi dhe ato të administrimit fiskal në veçanti. Korrupsioni dhe ndikimi politik janë faktorë që kanë gjeneruar shkallën e lartë të informalitetit. Ka shqetësime nga bizneset mbi procedurat e njohjes së shpenzimeve të tyre nga ana e administratës tatimore dhe mungesa e kapaciteteve të kësaj të fundit për të kuptuar procese të caktuara teknologjike. Reagime të shumta nga bizneset, por edhe nga ekspertët fiskalë ka në lidhje me ekzistencën e një administrate tatimore jo profesionale që nuk i përgjigjet intensitetit dhe profesionalizmit që kërkon reforma kundër informalitetit.

Sistemi tatimor përbën një nga shtyllat kryesore që nëse funksionon siç duhet lehtëson formalizimin e ekonomisë, por edhe bën më atraktive klimën e biznesit. Lufta kundër informalitetit në të gjitha transaksionet ekonomike do të sillte shmangien e dy standardeve në pasqyrat financiare dhe bilancet e kompanive. Në këtë mënyrë biznesi do të përfitojë konkurencë të ndershme dhe mbi të gjitha konsumatori do të ketë mallra me cilësi të standardizuara e që nuk i dëmtojnë jetën apo shëndetin.

Formalizimi i ekonomisë sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë efekte pozitive në buxhet, të cilat përkthehen në investime publike duke ndihmuar të gjithë shoqërinë me sistem shëndetësor të përmirësuar, infrastrukturë, rrugë, ujësjellës e kanalizime të përmirësuara, një ushtri e polici funksionale, gjykata etj.

Lufta kundër informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme dhe duhet të zbatohet ndershmërisht në të gjitha segmentet e ekonomisë dhe biznesit, gjë që krijon besueshmëri në sytë e publikut, që reformat janë të ndershme dhe zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë.

Taulant Koçia

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070738792419434
array(1) { ["section"]=> string(60) "in-formaliteti-dhe-impakti-i-tij-ne-ekonomine-e-vendit-44470" }