Inaguaruan “Loro Boriçin” me dasmë, flet dhëndri

Publikuar tek: sport, më 14:00 19-07-2016 Inaguaruan “Loro Boriçin” me dasmë, flet dhëndri

Stadiumit “Loro Boriçi” ia “preu” shiritin e inagurimit çifti Stolaj.

Albano dhe Doroneta vendosën të merrnin bekimin e martesës në tempullin e futbollit shkodran, ndërsa fotot e tyre për pak minuta bënë xhiron e rrjeteve sociale. Albano është gjyqtar në Kategorinë e Parë, ndërsa Doroneta me profesion farmaciste.

Vajza i plotësoi dëshirën djalit, duke vendosur që kurorëzimin ta marrin në stadium, si shenjë respekti edhe për profesionin e bashkëshortit. I kontaktuar nga “neësport.al”, Albano Stolaj u përgjigjet disa pyetjeve, ku shuan kuriozitetin e të gjithëve për atë që ndodhi në ditën e dasmës së tij.

-E inaguruat me dasmë “Loro Boriçin”, si ndjehet çifti Stolaj?

Jemi shumë të lumtur, pasi realizuam ëndrrën tonë të martesës edhe dëshirën time të bëj foto në stadium.

-E kujt ishte ideja?

 Ideja ishte e imja, pasi unë jam rritur në fusha dhe e kisha ëndërr që ditën e martesës të bëja fotografi në stadium.

-E kishit menduar me parë apo ishte vendim i marrë së fundmi?

Siç ju thashë me sipër ka qenë ëndërr fëmijërie.

-Nëse “Loro Boriçi” nuk do të ishte gati, si do ia bënit?

Në qoftë se “Loro Boriçi” nuk do ishte gati do shkonim në “Elbasan Arena”.

-Doroneta ka lidhje me futbollin, apo ndonjë sport tjetër, apo vetëm përkrah bashkëshortin?

Dorontea është farmaciste edhe nuk ka pasur lidhje me futbollin, por pasi u njoh me mua ka mësuar të gjitha ekipet e futbollit dhe stadiumet në Shqipëri, madje ka mësuar edhe rregulloren e arbitrimit.

– Keni planifikuar fëmijë, emër të ndonjë futbollisti të njohur do të ketë nëse do të jetë djalë?

Është herët që të flasim për këtë, kur të vijë momenti do e diskutojmë.

dasem_ne_loro_borici1.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Europianit, futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë
Interi kërkon transferimin e futbollistit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.017980098724365
array(1) { ["section"]=> string(51) "inaguaruan-loro-boricin-me-dasme-flet-dhendri-47087" }