“Inagurohet në Kryeministri zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve”

Publikuar tek: politike, më 19:58 22-04-2016 “Inagurohet në Kryeministri zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve”

Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për publicistin e ndjerë Ardian Klosin.

Në ndarjen e çmimeve “Ardian Klosi”, ceremoni e organizuar në Kryeministri, Rama rrëfehu bisedat për vdekjen që bënte me Klosin. Bejtja shprehet se në Kryeministri është inaguruar zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve duke ironizuar dhe kritikuar njëkohësisht deklaratën e Ramës.

Postimi i plotë:

Inagurohet në kryeministri zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve

kjo zyre u inagurua sot pasdite nga vete Kryeministri ne perurimin e librit per te ndjerin perkthyesin, publicistin, intelektualin Ardian Klosi, I cili para disa viteve humbi jeten pas nje vetvrasjeje dramatike si pasoje e nje depresioni te perseritur. Ja cfare tha Rama sot per humbjen e mikut te tij, duke harruar se ka familje, te aferm, Ekzibicionizmi ne plan te pare ja cfar tha: “Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura… Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bej papafingo lart. Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart do ndjehet një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë por na tha “Ik pirdhuni”!

E besoni tani qe eshte hapur zyra qe Ju thashe.

Ky vetem nese nga dashuria qe ka per koncesionet e konsideron  dhe vetvrasjen koncension, se nuk ka mundesi....Nejse e prishi dhe tregun e fallxhoreve...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën
Pas hetimit 1 vjeçar, arrestohet vëllai i ish-ministrit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.01965594291687
array(1) { ["section"]=> string(75) "inagurohet-ne-kryeministri-zyra-e-parashikimit-te-llojeve-te-vdekjeve-38406" }