Inatoset Braçe pas përmbytjeve: Ti djalë, i krehur, leshvajisur, hollandez...shikoji këto shtylla

Publikuar tek: politike, më 14:53 11-10-2015 Inatoset Braçe pas përmbytjeve: Ti djalë, i krehur, leshvajisur, hollandez...shikoji këto shtylla

Pavarësish se Erion Braçe ishte nga të parët socialistë që pranoi gjendjen e rëndë të shkaktuar nga përmbytjet në vend, ai duket se nuk pranon që kjo gjëndje të shfrytëzohet politikisht nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e bën fajtor për gjendjen e mjerueshme të linjës së tensionit të lartë.

Ja çfarë shkruan Braçe me ironi për kreun e PD-së, Lulzim Basha të cilin e quan “Lul Hollandezi”.

“Ti djali i krehur dhe leshvajisur qe s’di të bësh gjë prej gjëje;

Lul Hollandezi, shihi këto shtylla; Janë të linjës së tensionit të lartë që furnizon hidrovorin e Karavastasë; 25 km linjë që në Mars 2012 u vodh nga elektriçistët e policët e tu; 25 km tel bakri në shtylla të pajisura me rrufeprutës!! Kids; Dje hidrovori nuk kishte energji sepse shkarkimet nxorrën nga puna linjën që përfolet sot e që në fakt është thjesht rezervë dhe e pa mbrojtur nga moti. Ndaj hesht! Miliona euro dëm me vjedhje e gjitha në kurrizin tonë”, shkruan deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla sheh nga afër se si tërbohet lumi Shkumbin, qytetarët: Nuk shkohet para digës tani por para 21 qershorit (FOTO)
Këshilltari i Ramës: Mallkuar qoftë Perëndia që përmbyti vendin »
Article Logic
Execution time: 0.004000186920166
array(1) { ["section"]=> string(97) "inatoset-brace-pas-permbytjeve-ti-djale-i-krehur-leshvajisur-hollandez-shikoji-keto-shtylla-22876" }