Incident në Vorë, Luan Rama: Me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën

Publikuar tek: politike, më 14:58 21-06-2015 Incident në Vorë, Luan Rama: Me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën Luan Rama

Sot Vora ka qenë në qendër të vëmendjes, parashikuar si një nga pikat e nxehta ku mund të zhvilloheshin incidente gjatë zgjedhjeve. Pikërisht një i tillë ka ndodhur disa minuta më parë, kur një grup personash kanë dashur të votojnë në një qendër votimi të kësaj bashkie, edhe pse emri i tyre nuk figuronte në listat e votuesve.

Në qendrën e votimit kanë shkuar Luan Rama nga LSI-ja së bashku me Astrit Patozin, deputetin e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së,Luan Rama ka reaguar për ngjarjen duke e komentuar atë si një reagim emocional të simpatizantëve.

“Pati një reagim emocional nga simpatizanëtët. 5 persona nga Fieri donin të votonin në Vorë. Me Patozin ndërhymë për të normalizuar situatën”, tha Rama.

Herët në mëngjes në Vorë ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili ka monitoruar nga afër zgjedhjet. Lu ka parë me imtësi se çfarë ndodhte në Vorë duke biseduar me komisionerë dhe votues për procesin e votimit.  Ai është fotografuar me bllok dhe stilolaps, duke mbajtur shënime për çdo detaj e informacion që merrte.

"Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!", tha ambasadori amerikan Donald Lu.

Po kështu ambasadori danes Jensen, i cili ka qenë në Vorë për të parë nga afër situatën, është shprehur se nga vëzhgimet që kanë kryer ka disa qendra ku ka patur tension, siç ishte edhe Vora.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidatët e pavarur Guri dhe Tafaj bëhen bashkë ditën e zgjedhjeve, denoncojnë Ora News në News 24
PD denoncon: Dako u thotë komisionerëve "Ju po luani me jetën time, unë do merrem me tuajat". Dako: Gënjeshtra »
Article Logic
Execution time: 0.026006937026978
array(1) { ["section"]=> string(80) "incident-ne-vore-luan-rama-me-patozin-nderhyme-per-te-normalizuar-situaten-14229" }