Incidentet në Kukësi-Partizani, FSHF përjashton tifozët e kuqtë, nuk shpëtojnë as verilindorët

Publikuar tek: sport, më 14:46 01-03-2017 Incidentet në Kukësi-Partizani, FSHF përjashton tifozët e kuqtë, nuk shpëtojnë as verilindorët

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur të dënojë me katër ndeshje pa tifozë ekipin e Partizanit, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen kundër Kukësit.

Sipas komisionit, sjellja e gabuar e tifozëve të kuqtë është e përsëritur, ndërkohë që klubit do i duhet të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit.

Por edhe ekipi verilindor nuk ia ka hedhur pa u dënuar, pasi komisioni ka vendosur që ta gjobisë me 100.000 lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve në stadium.

Vendimet e FSHF:

KF “Partizani”, për sjellje të gabuar te tifozerisë së saj në mënyrë të perseritur, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në ndeshjet e radhës, bazuar në nenin 66/2 te KDS. Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit.

2.KF “Kukesi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive me pasojë sjelljen e gabuar të spektatorëve të saj, dënohet me 100.000 (njëqindmijë) lekë, bazuar në nenet 65/1 dhe 66/1 te KDS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus i papërmbajtshëm, Higuain ndëshkon ish-skuadrën e tij
Sulmohet në Britaninë e Madhe Francesco Becchetti për shkatërrimin e klubit anglez »
Article Logic
Execution time: 0.018821001052856
array(1) { ["section"]=> string(98) "incidentet-ne-kukesi-partizani-fshf-perjashton-tifozet-e-kuqte-nuk-shpetojne-as-verilindoret-70376" }