Incidentet në Lihtenshtejn, Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndeshjen në “Loro Boriçi”

Publikuar tek: sport, më 09:01 08-10-2016 Incidentet në Lihtenshtejn, Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndeshjen në “Loro Boriçi”

Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa në stadiumin “Rheinpark Stadion” të Vaduzit, tifozëve shqiptarë iu tërhoq vëmendja disa herë nga spikeri i impiantit sportiv që të mos hidhnin më në fushë fishekzjarrë dhe tymuese.

Tri herë e përsëriti thirrjen e tij ndaj tifozëve shqiptarë, spikeri i stadiumit, ndërsa delegati i FIFA-s ka marrë shënim çdo gjë.

Pas gjobës prej 45 mijë euro që FIFA i akordoi FSHF-së për incidentet mes tifozëve kuqezi dhe atyre maqedonas në sfidën e luajtur në Shkodër, tashmë, penaliteti mund të jetë edhe më i lartë, pasi Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë takimin kundër Izraelit, që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” më 12 nëntor të këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekipet e Shqipërisë dhe Spanjës “përplasen” në Rinas, iberikët shoqërohen nga RENEA për në Shkodër
De Biasi për spanjollen “AS”: Shqipëria nuk është ashtu si e përshkruani ju, ekipin e ndërtova në internet »
Article Logic
Execution time: 0.020809888839722
array(1) { ["section"]=> string(94) "incidentet-ne-lihtenshtejn-shqiperia-rrezikon-te-luaje-pa-tifoze-ndeshjen-ne-loro-borici-55484" }