Incidenti, Grida Duma flet për herë të parë: Si e përjetova momentin e rrëzimit në "Pallatin e Kongreseve"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:35 27-05-2017 Incidenti, Grida Duma flet për herë të parë: Si e përjetova momentin e rrëzimit në

Në karrierën si politikane të Grida Dumës ka patur edhe një moment të sikletshëm, sic ka qenë rrëzimi i saj në Pallatin e Kongreseve.

Por si është ndjerë Duma gjatë këtij momenti këtë ia ka rrëfyer Rudina Dembacajt në programin e saj "Mos i fol shoferit".

"E di cfarë më ndodh tani, këdo që do të ngjisë dy tre shkallë për të folur më rikujtohet vetja dhe kam një instinkt që kujto ti jap dorën.

Ka ndodhur kështu, podi në te cilën duhet të hipja për të folur ishte i bardhë, unë duke qene se bëj me pasion këtë nuk e kam parë letrën kur kam qenë duke folur përpara sallës së madhe. Por kini parasysh që folësi është i bombarduar nga dritat, të cilat ulin aftësinë për të bërë dallimin. Pasi mbarova duhet të zbrisja por nuk e dallova dot podin nga dyshemeja që ishin të dyja të bardha.

Isha me fustan se po të isha me pantallona s'do ta kisha patur këtë alert të tmerrshëm, por nuk doja të dukej asgjë më shumë veç rënies", ka thënë Duma. E pyetur nga Dembacaj nëse koleget do kishin dashur ta shtynin atë moment, Duma tha se duke qeshur "Kur u pyet se cila nga koleget do të donin ta shtynin në atë moment, ajo tha duke qeshur: “Nuk e di sa janë kënaqur në atë moment. Edhe kur vjen situata që më shajnë, në mënyrë të paguar ose jo them se njerëzit në këtë popull shfryhen shumë pak. Nëqoftëse kjo është një element që i jep kënaqësi, është ‘OK’, le ti japë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë shkruan Nikoll Lesi për listat e Bashës do t’ju bëjë të qani e të qeshni njëkohësisht
Kryeministri Rama publikon videon private, shikoni ç'bën me Zahon dhe çfarë i thotë »
Article Logic
Execution time: 0.12682390213013
array(1) { ["section"]=> string(108) "incidenti-grida-duma-flet-per-here-te-pare-si-e-perjetova-momentin-e-rrezimit-ne-pallatin-e-kongreseve-80185" }