Incidenti i Blushit në Elbasan, Dade dhe Hafizi letër Ruçit: Shqetësuese, nuk ka lidhje me vlerat demokratike

Publikuar tek: politike, më 13:07 06-03-2016 Incidenti i Blushit në Elbasan, Dade dhe Hafizi letër Ruçit: Shqetësuese, nuk ka lidhje me vlerat demokratike

Deputetet e PS-së, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi janë solidarizuar me kolegun e tyre, Ben Blushin, për incidentin e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku ai u vërshëllye nga një grup personazh gjatë kohës që fliste përpara socialistëve, ndërsa pati edhe kërcënime serioze ndaj tij.

Dade dhe Hafizi i kanë dërguar një letër Grupit Parlamentar të PS-së ku kërkohet trajtimi i ngjarjes në mbledhjen e ardhshme. Dy deputetet socialiste e konsiderojnë shqetësues incidentin, duke theksuar se ai nuk ka lidhje me vlerat demokratike të PS-së.

“Të nderuar kolegë , të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars”, thuhet në letër.

Në sallën e pallatit të sportit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin të pranishëm gjithashtu kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Niko Peleshi dhe dpeutetë të tjerëtë kësaj force politike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blend Fevziu sqaron arsyet se pse nuk e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen si President
Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu fotografohen mëngjesin e sotëm në kafe »
Article Logic
Execution time: 0.063088178634644
array(1) { ["section"]=> string(112) "incidenti-i-blushit-ne-elbasan-dade-dhe-hafizi-leter-rucit-shqetesuese-nuk-ka-lidhje-me-vlerat-demokratike-34366" }