Incidenti me kutinë e votimit në Bulqizë, fotot tregojnë të vërtetën e madhe

Publikuar tek: politike, më 03:59 22-06-2015 Incidenti me kutinë e votimit në Bulqizë, fotot tregojnë të vërtetën e madhe Incidenti i ndodhur mbremjen e djeshme ne Bulqize ku PD e LSI akuzuan njera tjetren per nje kuti votimi

Bulqiza ka dhënë sot shembullin sesi nuk duhet të kryhet procesi zgjedhor dhe zhvendosja e kutive në qendrat e numërimit.

Kështu, në Bashkinë ku konkurrojnë Durim Balla nga Partia Demokratike dhe Melaim Damzi i koalicionit të majtë por i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Evropiane duket se do të ketë natë të gjatë.

bulqiza

Edi Paloka tha në orët e vona të mbrëmjes së djeshme se nga LSI donin të rrëmbenin kutinë e votimit. Ndërkohë që Ylli Manjani më vonë tha se ishin militantët e PD që donin të merrnin kutinë e votimit.

Fotot e sjella nga portali Jeta Esht Qef japin pamjet dhe momentet sesi shoqëruesit e kutive janë strukur në makinë, në ruajtje të kutive, ndërkohë që xhami i makinës është thyer. Ndërkohë që policët me kapucë të zinj në kokë kanë rrethuar makinën dhe janë në mbrojtje të makinës që ka brenda kutinë e votimit për të mos lejuar militantët që të prishin bazën materiale.

bulqiza1

PD e LSI i bënë thirrje njëra tjetrës që të mbajnë duart larg nga vota, ndërkohë që policia është duke hetuar ngjarjen. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ora 04.00 e mëngjesit, Tepelena fillon festën me fishekzjarre, Tërmet Peçi përpara me vota
Ndërpritet numërimi në Gjirokastër për shkak të lodhjes, rifillon në orën 10.00 paradite »
Article Logic
Execution time: 0.024096965789795
array(1) { ["section"]=> string(81) "incidenti-me-kutine-e-votimit-ne-bulqize-fotot-tregojne-te-verteten-e-madhe-14287" }