Incidenti në Ersekë/Paloka: Për pushtetin po na çojnë në përplasje civile, Meta:Të merren masa

Publikuar tek: politike, më 10:08 07-05-2015 Incidenti në Ersekë/Paloka: Për pushtetin po na çojnë në përplasje civile, Meta:Të merren masa Edi Paloka

Edi Paloka ka ngritur sot në Parlament çështjen e incidentit të djeshëm në Ersekë, kur 27 vjeçari Liço ka goditur me karrige, në kohën që Lulzim Basha po zhvillonte një takim me banorët e Ersekës.

Paloka i ka bërë akuza të ashpra maxhorancës, duke thënë se për pushtetin bëjnë gjithçka, edhe përplasje civile, ndërkohë që kreu i Kuvendit, njëkohësisht pjesë e qeverisjes, ka thënë se i bashkohet shqetësimit të Palokës për ngjarjen e ndodhur.

“Për këtë arsye po bëjnë çdo përpjekje me dhunë apo me manipulime të tjera. Këto akte i vënë para një realiteti që s’u pëlqen. Nuk po bëjnë gjë tjetër po tregojnë se për pushtetin e tyre janë gati ta çojnë këtë vend në përplasje civile. Urgjentisht u bëjmë thirrje institucioneve të përgjegjshme të këtij vendi të ndërhyjnë, edhe ndërkomëbtarëve se duket që kjo maxhorancë nuk ka përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë. Në 21 qershor do i tregojmë se vetëm në drejtimin e duhur nuk është’, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së, nga foltorja e Kuvendit.

Meta u shpreh se nuk e vinte në diskutim ngjarjen e ndodhur dhe kërkoi që të merren masa për çdo person që synon të dëmtojë qytetarët.

“Do doja të bashkohesha me shqetësimin që ngriti Z.Paloka. Nuk dua të vë në diskutim që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, përderisa PD ka reaguar dhe policia ka arrestuar personin përgjegjës. Të merren masat për çdo person që synon të dëmtojë çdo qytetar’, deklaroi Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja e qeverisë, një zv.ministër dhe 5 Prefektë lirohen nga detyra
Hasan Halili i LSI i përgjigjet deputetit të PS: Ben Blushi, një i papunë që shkruan hartime »
Article Logic
Execution time: 0.019094944000244
array(1) { ["section"]=> string(98) "incidenti-ne-erseke-paloka-per-pushtetin-po-na-cojne-ne-perplasje-civile-meta-te-merren-masa-10551" }