Incidenti në festivalin e RTSH-së, Adi Krasta sqaron ç’i ndodhi Redon Makashit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:20 23-12-2017 Incidenti në festivalin e RTSH-së, Adi Krasta sqaron ç’i ndodhi Redon Makashit

Në natën hapëse të festivalit të 56-të në RTSH ndodhi një incident. Adi Krasta ishte kujdesur që çdo gjë të shkonte mirë dhe këngëtarët u prezantuan nga figura të njohura të ekranit në Shqipëri.

Mirëpo, në këngën e fundit konkuruese ndodhi incidenti. Redon Makashi ishte këngëtari i fundit që u ngjit në skenë, i cili u prezantua me këngën “Ekziston”.

Makashi u rehatua në këndin e pianos dhe mënjëherë filloi muzika. Ndërsa në sekondat e parë të këngës, dëgjohet zëri i Redonit “Stop! Stop, orkestra, stop… Nuk jeni mirë…!”. Me sa duket mënyra se si ata po luanin, nuk po i pëlqente Redonit.

Ndërsa Adi Krasta nxitoi t’i afrohej këngëtarit për ta pyetur se çfarë ndodhi. “Orkestra nuk është mirë”, përsëriti edhe një herë Redoni, duke bërë më pas një kërkesë për publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve: “…një duartrokitje për orkestrën!”.

Ndërsa instrumentistët e orkestrës njoftuan se janë gai tashmë dhe kënga nisi nga fillimi. 

Ndërkohë, Krasta ka sqaruar në natën e dytë prezantuesi i festivalit, Adi Krasta e ka sqaruar moment, duke e cilësuar si një gabim në audion e jashtme të telvizionit dhe jo të orkestrës.

“Ka qenë një gabim në audion e jashtme të telvizionit, jo i orkestrës. Orkestyra e TVSH-së nuk mund të gabojë”, është shprehur Adi Krasta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me kallashnikov në Elbasan, dyshohet për atentat ndaj fisit Çapja
Ja kush janë 15 finalistët e festivalit në RTSH (LISTA ME EMRA) »
Article Logic
Execution time: 0.021104097366333
array(1) { ["section"]=> string(84) "incidenti-ne-festivalin-e-rtsh-se-adi-krasta-sqaron-c-i-ndodhi-redon-makashit-104119" }