Incidenti në Francë, policia nuk lejon flamurin e Kosovës, në maj u bë anëtare e UEFA-s

Publikuar tek: sport, më 19:03 15-06-2016 Incidenti në Francë, policia nuk lejon flamurin e Kosovës, në maj u bë anëtare e UEFA-s Foto ilustruese

Pak orë para ndeshjes, tifozët janë grumbulluar pranë stadiumit “Velodrome”, ku do të bëhen gati për të hyrë. Të gjithë janë me flamurët përkatës në duar, madje edhe kosovarët kësaj here kanë zgjedhur të kenë edhe flamurin e tyre krahas atij shqiptar.

Por siguria e stadiumit nuk i ka lejuar qe ata të hyjnë në stadium me flamurin kosovar. Nuk dihet arsyeja e ndalimit , se për çfarë mund ta kenë ndaluar forcat e sigurisë hyrjen e flamurit kosovar në stadium, duke qenë se Franca është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, shkruan Newsport.al.

Ky vendim është akoma shumë arbitrar në një kohë kur Kosova është anëtarësuar në UEFA dhe FIFA në muajn maj dhe simbolet e saj nuk mund të jenë kurrësesi të ndaluara në asnjë stadium të botës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari francez poston këtë super-foto dhe shkruan “Vëllazëri”
Stadiumi i Marsejës “vishet” me ngjyrat e kombëtares shqiptare (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.062611818313599
array(1) { ["section"]=> string(91) "incidenti-ne-france-policia-nuk-lejon-flamurin-e-kosoves-ne-maj-u-be-anetare-e-uefa-s-43629" }