Incidenti, përkthyesi malazez “deformon” kërkesën e presidentit shqiptar

Publikuar tek: politike, më 14:49 25-03-2015 Incidenti, përkthyesi malazez “deformon” kërkesën e presidentit shqiptar Dy presidentet ne konferencen e perbashket per shtyp

Vizita e Presidentit Nishani në Mal të Zi, dhe konferenca e përbashkët për shtyp me homologun malazez Filip Vujanoviç, nuk ka kaluar pa incidente. Dhe bëhet fjalë për përkthimin e deklaratës së presidentit shqiptar, kur ai ka folur për pakicat shqiptare në Mal të Zi. 

Kreu i shtetit shqiptar tha se “pakicat kombëtare meritojnë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që i garanton Kushtetuta dhe kuadri ligjor i vendeve tona, por edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare”.

Por sipas informacioneve nga media malazeze, përkthyesi, togfjalëshin “meritojnë dhe duhet të gëzojnë” e ka interpretuar në “kanë…” ç’ka duket se ka bërë fakt të kryer, atë që në fakt e ka kërkuar kreu i shtetit.

Përkthyesi ishte caktuar nga pala malazeze dhe është shtetas malazez. Nuk dihet nëse protokolli shqiptar e ka kapur këtë “keqkuptim” apo “gafë” të përkthyesit malazez.

Ndërkohë, që nuk është hera e parë që ndodhin të tilla probleme me përkthyesit, gjatë vizitave zyrtare, e sidomos në rajon. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha për vjedhjen e “Union Bank”: Grabitësit ishin të Partisë, vodhën lekët për zgjedhjet
Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje më 21 qershor, pa mbyllur “dekriminalizimin” »
Article Logic
Execution time: 0.019309997558594
array(1) { ["section"]=> string(74) "incidenti-perkthyesi-malazez-deformon-kerkesen-e-presidentit-shqiptar-6912" }