Indeksi i Brishtësisë, Shqipëria në grupin e rrezikut

Publikuar tek: ekonomi, më 14:06 05-07-2016 Indeksi i Brishtësisë, Shqipëria në grupin e rrezikut

Sipas Indeksit të përvitshëm botëror, Shqipëria sivjet renditet në një ndër vendet më të rrezikuara duke zënë vendin e 124. Një vit më parë Shqipëria renditej në vendet me “rrezikshmëri më të ulët”.

Rezultatet bazohen duke bërë matjet sipas disa treguesve, si: Zhvillimi ekonomik, Varfëria, Presionet Demografike, Niveli i Refugjatëve, Tensione dhe dhunë, Të drejtat e njeriut, Forcimi i shtetit, Shërbimet Publike dhe Funksionimi i ligjit. Ky Indeks përpilohet nga Fondi për Paqen dhe ka si synim të mas shkallën e brishtësisë së një shteti ku përfshihen treguesit e mësipërm.

Më krahasim me vendet e tjera të rajonit përsa i përket riskut, më stabël konsiderohet Mali i Zi,  në zonën e moderuar të riskut  përfshihet Serbia dhe Bosnje-Hercegovina ndërsa Maqedonia ka pothuajse të njëjtën renditje si ne.

Përsa i përket vendeve me më stabilitet në Botë, renditen Norvegjia, Zelanda e Re dhe Danimarka.  Ndërsa vendet më të riskuara  janë Somalia, Afrika Qendrore dhe Sudani Jugor. 

harta.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020202159881592
array(1) { ["section"]=> string(59) "indeksti-i-brishtesise-shqiperia-ne-grupin-e-rrezikut-45588" }