Indi, dhunohet seksualisht dhe vritet vajza 7 vjeçare në një dasëm

Publikuar tek: bota, më 12:59 19-02-2015 Indi, dhunohet seksualisht dhe vritet vajza 7 vjeçare në një dasëm Foto ilustruese ne nje nga protestat ne Indi per dhunen ndaj femijeve

New Delhi – Një fëmijë 7 vjeçe është rrëmbyer, dhunuar dhe i kanë prerë fytin në shtetin Indian të Maharashtra ndërkohë që të dielën merrte pjesë në festimet për martesën e një prindi. Lajmi konfirmohet nga rrjeti televiziv Ndtv. E vogla kishte insistuar për të shkuar me të atin në restortin Kumar të Lonavala ku ishte parashikuar festa e një kushërirës së vet më të madhe. Gjatë pasdites të dielën, e vogla është larguar për të marrë ushqim dhe nuk u kthye më. Trupi i saj u gjet në çatinë e resortit.

Për shkak të prezencës së shumë të njohurve, babai nuk ishte shqetësuar për mungesën e të bijës, por në mbrëmje ka konstatuar mungesën e saj, duke e denoncuar në polici. Për dy ditë, kërkimet nuk dhanë rezultat derisa të martën pasdite, një punonjës i restortit, u ngjit në çati për të pastruar dhe ka parë një tapet të mbledhur në brendësi të të cilit ishte kufoma gjysëmlakuriq dhe me një copë në gojën e fëmijës. Autopsia konfirmoi vdekjen nga prerja e fytit dhe dhuna seksuale. Policia regjistroi denoncim për vrasje dhe po kërkon autorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051896095275879
array(1) { ["section"]=> string(70) "indi-dhunohet-seksualisht-dhe-vritet-vajza-7-vjecare-ne-nje-dasem-3812" }