India tejet e interesuar për bashkëpunimin me Shqipërinë në transportin hekurudhor dhe detar

Publikuar tek: ekonomi, më 15:34 24-10-2016 India tejet e interesuar për bashkëpunimin me Shqipërinë në transportin hekurudhor dhe detar

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ministrin Indian për Hekurudhat Suresh Prabhu.

Ministri Dervishaj shprehu falenderimet ndaj Qeverisë Indiane dhe Ministrit Prabhu, për angazhimin e madh në forcimin e marrëdhënienve politiko-ekonomike mes 2 vendeve.

Ministri Prabhu, tha se Qeveria Indiane është shumë e interesuar për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë, veçanërisht në transportin hekurudhor dhe atë detar.

Në lidhje me transportit hekurudhor, Dervishaj tha se Ministria e Transportit synon rivitalizimin e këtij sektori, duke filluar me ndërtimin e linjës Tiranë-Rinas-Durrës, dhe një sërë projektesh të tjera për lidhjen me Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë.

Dervishaj, u shpreh se pala shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar dhe përfituar nga eksperienca e hekurudhave indiane, ndër më të mëdhatë në Botë.

Duke u ndalur te transporti detar, Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, është e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet dy Qeverive për transportin detar, për ti dhënë një shtysë kontrete bashkëpunimit.

Zoti Dervishaj tha se Shqipëria është një vend me potencial të madh në transportin detar dhe në aspektin strategjik, pasi mund të shërbejë si një pik lidhje e Indisë me Ballkanin dhe Europën, për shkak të pozicionit gjeografik.

Ministri Dervishaj e njohu zotin Prabhu me nismën e Ministrisë, për të hartuar një strategji për transportin detar, çfarë do ti jepte shtysë më të madhe zhvillimit të këtij sektori.

Nga ana e tij Ministri Suresh Prabhu, u shpreh i gatshëm për të ofruar asistencën dhe eksperiencën e vendit të tij, në transportin hekurudhor dhe detar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(98) "india-tejet-e-interesuar-per-bashkepunimin-me-shqiperine-ne-transportin-hekurudhor-dhe-detar-57235" }