Indinjohet Vasil Tole: Mirë që Tonin Tërshana ka një çati por ka diçka që duhet t’ja ktheni me domosdo

Publikuar tek: kulture-art, më 11:07 02-09-2015 Indinjohet Vasil Tole: Mirë që Tonin Tërshana ka një çati por ka diçka që duhet t’ja ktheni me domosdo Tonin Tershana dhe Erion Veliaj (nga e majta ne te djathte)

Studiuesi Vasil Tole shprehet i indinjuar pas marrjes së banesës nga artisti i madh Tonin Tërshana, që na bëri të reflektojmë të gjithëve në lidhje me atë se çfarë u mungon në të vërtetë artistëve.

Dhe studiuesi Tole është i mendimit se çelësi real për të hapur derën e shtëpisë së këtyre artistëve është e drejta e autorit, e cila sipas Toles është inekzistente.

“Sa mirë që këngëtari Tonin Tershana nga sot ka një çati mbi kokë.

Por çelësi i vërtetë për të hapur derën e shtëpisë që meritojnë Ai dhe artistët e tjerë shqiptarë është e drejta e munguar, e shpërfillur, inekzistente e autorit.

Kjo e drejtë morale dhe mbi të gjitha pronësore-monetare, me të cilën Ai dhe të gjithë artistët e tjerë me kontribute në Shqiperi kanë 25 vjet që se prekin me dorë, se shohin me sy dhe as veshët nuk dëgjojnë të flitet për të”, shkruan Tole ndërsa konkludon se: “ Shtëpia e vërtetë e artistëve është tek e drejta e shenjtë dhe e patjetërsueshme e autorit. Kthejani këte vlerë atyre sa janë gjallë! Me domosdo!”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Jehona mediatike”, Parashqevi Simaku feston sot 49 vjetorin e lindjes
Statuja e mistershme prej druri më e vjetër se piramidat (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022680044174194
array(1) { ["section"]=> string(107) "indinjohet-vasil-tole-mire-qe-tonin-tershana-ka-nje-cati-por-ka-dicka-qe-duhet-t-ja-ktheni-me-domosdo-19767" }