Informacion i rëndësishëm nga Policia: Këto akse rrugore janë të pakalueshme

Publikuar tek: aktualitet, më 00:08 01-12-2017 Informacion i rëndësishëm nga Policia: Këto akse rrugore janë të pakalueshme

Policia e Shtetit ka dhënë informacion për situatën aktuale të akseve rrugore në vend. Disa akse të rëndësishme janë të pakalueshme si pasojë e përmbytjeve.

Situata deri ne keto momente:

Si pasoje e intensitetit te larte rreshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.

Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.

Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.

Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.

Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.

Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.

Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t'ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.

Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040919065475464
array(1) { ["section"]=> string(82) "informacion-i-rendesishem-nga-policia-keto-akse-rrugore-jane-te-pakalueshme-101443" }